Taulant Balla ka vazhduar ditën e sotme shfaqjen që eksponentë të qeverisë dhe të parlamentit kanë disa kohë që po bëjnë nëpër marketet e ndryshme të vendit. Sot Balla i shoqëruar nga kryetarja e Bashkisë Lushnje shkoi “për inspektim çmimesh” në një market të këtij qyteti. Ai justifikoi çmimet e larta me luftën në Ukrainë, duke dalë në terren gjoja për të mbrojtur shtresat e varfëra nga abuzimi me çmimet.
Por një detaj në veshjen e tij ka rënë në sy të shqiptarëve. Balla kishte veshur një xhaketë të markës së shtrenjtë STONE ISLAND më vlerë mbi 400 mijë lekë, referuar çmimeve të publikuara në faqen e kësaj kompanie veshjesh. Me këtë vlerë një shqiptar i zakonshëm mund të blejë të paktën 4 karroca plot me ushqime në supermarket.