I vranë të atin para 13 vitesh, e ëma u vetëhelmua, historia e trishtë e 17-vjeçarit që kreu krimin në Lezhë

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 24.01.2022, 13:41

Vrasja e ndodhur mesditën e sotme në fshatin Manati të Lezhës ka tronditur mbarë opinionin publik shqiptar. Autori i ngjarjes së rëndë është një 17-vjeçar i identifikuar si Florian Përvathi. Adoleshenti vrau Lekë Lekgjonaj 65 vjeç për shkak se vëllai i tij i këtij të fundit, 13 vite më parë vrau të atin e të riut.

Ndërkohë, akoma më e trishtë është historia që qëndron pas kësaj vrasje që ka ardhur si pasojë e një hakmarrje.

Në vitin 2009 Ndue Lekgjonaj (vëllai i Lekë Lekgjonajt) u vetëdorzua në polici pasi akuzohej për vrasjen e shtetasit Gjon Përvathi si dhe për plagosjen e dy personave të tjerë. Për aksidentimin me makinë të djalit të viktimës dhe plagosjen e të afërmit të këtij të fundit.

Sipas Fax News, tragjedia u pasua dhe nga vetëhelmimi nënës së autorit 17-vjeçar, Martine Përvathi, pasi mori vesh lajmin e vrasjes së bashkëshortit Gjon Përvathi. Shkak i krimit ka qenë konflikti që kanë pasur familjet Përvathi dhe Lekgjonaj për çështje pronësie.

17-vjeçari nuk e ka harruar dot historinë që familjet kanë pasur dhe për këtë arsye ai ka vendosur të vrasë Lekë Lekgjonajn.

Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit