OBSH: Hiqni kufizimet e udhëtimeve dhe testet, nuk janë efektive

Shkruar nga: N Hoxha | Publikuar më: 23.01.2022, 22:37

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH), në një rekomandim të fundit për Covid, i ka quajtur të paefektshme ndalimet e udhëtimit dhe u ka sugjeruar vendeve që ose të heqin, ose të lehtësojnë kufizimet aktuale të udhëtimeve. OBSH tha se këto ndalime mund të përkeqësojnë ekonominë dhe të rrisin stresin social. “Dështimi i kufizimeve të udhëtimit të vendosura pas zbulimit dhe raportimit të variantit Omicron tregon joefektivitetin e masave të tilla me kalimin e kohës”- thuhej në raportin e OBSH.

Ndër të tjera ata këshilluan se masat e sigurisë, si maska, tekstimi, izolimi, karantina dhe vaksinimi, duhet të bazohen në vlerësimet e rrezikut për të shmangur vendosjen e një barre të tepëruar financiare për udhëtarët ndërkombëtarë. Paralajmërimi i OBSH-së kundër kufizimeve të udhëtimit nuk është një qëndrim i ri për agjencinë.

Më tej, OBSH sugjeroi që masat e sigurisë si testet PCR, maskat, karantina dhe vaksinimi duhet të bazohen në vlerësimet e rrezikut për të shmangur barrën e panevojshme financiare për udhëtarët ndërkombëtarë. Kur varianti Omicron u bë i njohur për herë të parë, ata këshilluan vendet që të merrnin një “qasje të bazuar në rrezik dhe shkencore” për të luftuar variantin, në vend të thjesht rivendosjes së kufizimeve të udhëtimit.

Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit