Tepelenë/ 42-vjeçari po transportonte dru për t’u ngrohur, procedohet nga policia

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 23.01.2022, 16:10

Nje 42-vjeçar është proceduar nga uniformat blu, për shkak se është kapur në hyrje të qytetit të Tepelenës, në vendin e quajtur “Tuneli” duke transportuar një sasi lënde drusore. “Super-aksioni” i policisë është bërë me dije nga vetë policia, ndërsa burri me iniciale K.B. ka përfunduar në komisariat. Vlen të theksohet se mjeti me të cilin 42-vjeçari transportonte lëndën drusore nuk është përcaktuar nga policia, gjë që ngre dyshime se sasia që qytetari ka marrë ka qenë mjaft e vogël.

Njoftimi i policise:

Specialistët e Seksionit të Hetimit të Krimeve në Komisariatin e Policisë Tepelenë referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për shtetasin K. B., 42 vjeç, banues në fshatin Mamaj, Tepelenë, pasi në vendin e quajtur “Tuneli”, në hyrje të qytetit të Tepelenës, është kapur duke transportuar një sasi lënde drusore, pa dokumentacion. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit