Anglia u ble shtëpi 2+1 të pastrehëve, kryebashkiaku i Tiranës u shemb shtëpitë e lë qytetarët të pastrehë

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 23.01.2022, 11:47

Dy javë më parë në mediat botërore bëri bujë lajmi se një numër shtëpish 2+1, janë blerë nga Këshilli i Cornwall-it për të ndihmuar në lehtësimin e krizës së strehimit të të pastrehëve, raportoi BBC.

Shpresohet se shtëpitë e pavarura do të ofrojnë një zgjidhje të përhershme për strehimin e të pastrehëve që jetojnë vetëm. Këshilli ka blerë 29 shtëpi, që do të vendosen në Cornwall gjatë muajve të ardhshëm.

"Kjo ka të bëjë me faktin se ne e kuptojmë se ka njerëz në komunitetet tona që kanë vërtet nevojë për ndihmën tonë, dhe ne u ofrojmë atyre një zgjidhje strehimi cilësore të jashtëzakonshme që mund të vendoset shpejt."- u shpreh një zëdhënës i Cornwall.

Njësitë kanë një jetëgjatësi 60-vjeçare dhe përmbajnë kuzhinë, dhomë ndenieje e ngrënieje, dhomë gjumi dhe banjo.

Nëse do të bënim një paralelizëm me Tiranën, kryeqytetin e Shqipërisë, një nismë e tillë konsiderohet luks kur bëhet krahasimi paradoksal me situatën aktuale.

Vetëm pak ditë më parë, një numër i madh i qytetarëve të Tiranës, banorë të “5 Majit” mbetën pa çati mbi kokë pasi kryetari u shembi shtëpitë dhe i la në qiell të hapur, në mënyrë që të hapë truallin për kulla. Këtë e quajti në cinizëm total, veprim në të mirë të ‘interesit publik’. Ironike ë… Arsyen pse do jua shpjegojmë në artikujt në vijim.

Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit