I ftohti polar në Shqipëri/ 9 këshilla para se të merrni makinën dhe të dilni në rrugë

Shkruar nga: N Hoxha | Publikuar më: 23.01.2022, 02:27

Moti i ftohtë dhe temperaturat e ulëta janë një problem më vete edhe për shoferët e makinave. Më poshtë jepen disa këshilla se si të kujdeseni për makinat tuaja në këto ditë të acarta që kanë përfshirë vendin tonë.

1. Kontrolloni nivelin e vajit në motor, mos u bazoni vetëm te drita në kroskot

Kontrollimi i nivelit të vajit është i rëndësishëm për makinat për të mos u dëmtuar motori. Sipas të dhënave, 1/3 makinë kanë nivele të rrezikshme të vajit. Duhet patur parasysh se një sasi më e madhe vaji është po aq e dëmshme sa edhe mungesa e tij.

2. Pastroni fenerët e makinës

Është e rëndësishme që fenerët të mbahen pastër me qëllim që të keni një pamje më të qartë në momentin që dilni në rrugë. Sipas velrësimeve, fenerët humbasin 40% të shkëlqimit të tyre nëse bëjnë më shumë se 30 km rrugë në shi dhe dëborë.

3. Provoni baterinë

Sipas specialistëve, një bateri e dobët është shkaku kryesor i dëmtimit të një numri të madh pjesësh në pjesën e përparme të makinës. Rreziku që bateria t’ju lerë është shumë më i lartë në rastet kur moti është i ftohtë.

4. Kushtojini vëmendje dritave në kroskot

Një rëndësi e veçantë i duhet kushtuar dritave në kroskot, pasi shërbejnë për të na paralajmëruar për një sërë problemesh të mundshme që mund të ketë makina.

5. Kontrolloni gomat

Gomat e konsumuara janë të rrezikshme në çdo kohë, por veçanërisht gjatë frenimit me mot të lagësht ose me akull. Gomat kanë nevojë për një thellësi minimale prej 1.6 mm, por ekspertët rekomandojnë që t’i ndërroni gomat deri në thellësinë 3 mm me qëllim ruajtjen e distancës së sigurt të frenimit.

6. Kontrolloni fshirëset e xhamit

Duhet patur kujdes që fshirëset e xhamit të jenë në gjendje të mirë që të mund të pastrojnë xhamin e përparmë ashtu siç duhet. Po ashtu ju mund t'i fshini me leckë herë pas here. Por, Auto Windscreens paralajmëron që të mos i tërhiqni tehet e fshirëseve nga xhami i ngrirë dhe të mos i aktivizoni ato nëse xhami është i ngrirë, sepse ndodh që mund të dëmtohen.

7. Antifriza

Antfriza, gomat dhe bateria janë tre shërbimet bazë që duhet t'i bëni makinës gjatë dimrit. Këshillohet që antifriza të ndërrohet në mënyrë periodike.

8. Kontrolloni nëse makina juaj ka nevojë për shërbime të tjera

Ekpsertët rekomandojnë që makinës t’i bëhen shërbime çdo 20 000 kilometra ose njëjerë në vit. Ndonëse shërbimet e përgjithshme janë të rëndësishme në çdo periudhë të vitit, sezoni i dimrit e bën më të domosdoshëm një kontroll të tillë.

9. Kontrolloni frenat

Frenat tuaja duhet të jenë në gjendje të mirë, veçanërisht në dimër.

Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit