Gaz Demi shkel rregullat anti-Covid/ Qytetari: Festuan deri në 3 të mëngjesit te lokali i tij

Shkruar nga: N Hoxha | Publikuar më: 23.01.2022, 00:53

Në Shqipëri vijon të jetë në fuqi ora policore, e cila ndalon çdo lloj aktiviteti në fashën orare 23:00- 06:00, masë e vendosur nga Komiteti i Ekspertëve në kuadër të parandalimit të përhapjes së Covid. Por e dimë të gjithë tashmë se këtu qytetarët e thjeshtë trajtohen ndryshe nga njerëzit e lidhur me pushtetin. Domosdo! Për të parët kërcasin gjobat dhe "kërbaçi", ndërsa të dytët ia dalin të sfidojnë edhe vetë shtetin.

I tillë mesa duket është edhe biznesmeni Gaz Demi, gjithashtu mik i afërt i Olsi Ramës, i cili sipas denoncimit të një qytetari, mbrëmjen e djeshme ka organizuar një festë deri në orën 3 të mëngjesit duke shkelur hapur rregullat e qeverisë në lidhje me Covid. Me shumë mundësi edhe sot mund të jetë duke ndodhur e njëjta gjë, përderisa lidhjet me pushtetin janë të forta dhe askush nuk i shqetëson.

"O jeta. Kur te tjeter shofin te punojne deri ne ora 23 . Lokali i gaz demit sfidon policin ve orarin mbas ores 23 fillin e vazhdon muzika etj mbrem ke gaz demi deri ne ora 3 te mengjesit. Faleminderit joq"- shkruan qytetari.

Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit