Shefi i Pfizer: Një vaksinë në vit do të ishte ideale!

Shkruar nga: N Hoxha | Publikuar më: 22.01.2022, 23:37

Drejtori Ekzekutiv i kompanisë Pfizer Inc, Albert Bourla tha sot se një vaksinë vjetore për Covid do të ishte e preferueshme në krahasim me doza të shpeshta përforcuese në luftën kundër pandemisë Covid. Vaksina e Pfizer/BioNtech për COVID-19 ka rezultuar efektive kundër rasteve të rënda dhe vdekjeve të shkaktuara nga varianti Omicron, por më pak efektive në parandalimin e transmetimit.

Bourla parashikoi se bota do të kthehet në kushte pothuajse normale brenda pak muajsh dhe tha se firma farmaceutike me bazë në SHBA po synon të prodhojë një vaksinë që mbulon të gjitha variantet e koronavirusit që do të prodhohen çdo vit.

Ai tha:

Një herë në vit është më e lehtë të bindësh njerëzit që ta bëjnë një gjë të tillë. Është më e lehtë për njerëzit që ta mbajnë mend. Pra, nga perspektiva e shëndetit publik, është një situatë ideale. Ne po përpiqemi të shohim nëse mund të krijojmë një vaksinë që ofron mbrojtje nga Omicron, por që është efektive edhe për variantet e tjera dhe kjo mund të jetë një zgjidhje.

Burimi: timesofisrael | Përktheu dhe Përshtati: JOQ Albania

Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit