Minuta tmerri! Dalin pamjet e sherrit në Greqi ku mbetën të plagosur dy shqiptarë

Shkruar nga: N Hoxha | Publikuar më: 22.01.2022, 20:36

Mediat greke kanë publikuar pamjet nga sherri i pasdites së sotme në një furrë buke në Athinë, si pasojë e të cilit u plagosën dy shqiptarë dhe një irakian. Kamerat e sigurisë kanë kapur momentin kur personat e përfshirë në sherr largohen me vrap pas të shtënave me armë. Sipas mediave greke, dy persona raportohet se po pinin kafe në furrën e bukës kur papritur u shfaq një makinë me katër persona, të cilët ishin shqiptarë.

Dy persona zbritën dhe iu afruan tavolinës ku të dy burrat po pinin kafen dhe ata patën një debat të ashpër me njëri-tjetrin dhe më pas njëri nga dy personat ka goditur tjetrin me karrige. Personi tjetër që priste jashtë ka nxituar të futet dhe të ndihmojë shokët e tij dhe më pas nxorën armët. Nga informacionet paraprake mediat greke thonë se bëhet fjalë për një larje hesapesh.

Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit