Ironia/ Vjedhje e dyfishtë, Erion Veliaj bën tender me paratë e tironsave për t’i vjedhur paratë

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 19.01.2022, 23:15

“Të bësh tender me paratë e qytetarëve shqiptarë në mënyrë të t’i vjedhësh ata më lehtë”, do të ishte përkufizimi i tenderit të fundit të Bashkisë Tiranë, nëpërmjet mekanizmit zhvatës Tirana Parking.

Përpos se i zhvat qytetarët nëpërmjet Vodafone me aplikacione që u zerojnë paratë në fund të muajit, tashmë fut duart edhe në paratë publike që furnizohen po nga taksat e qytetarëve të Tiranës, për të vijëzuar zonat e parkimit.

Ky institucion prokurues me ideues kryetarin Erion Veliaj ka shpallur fitues në një tender me vlerë 91 MLN LEKË pa TVSH bashkimin e kompanive Eral Construction e Gramoz dhe Ervin Qëndros dhe SI.SI-Al shpk e Stefan Çaçit. Objekti i tenderit është: Plotësimi me sinjalistikë i blloqeve të parkimit për rezidentin.

Të dyja këto kompani janë përfituese të vazhdueshme të tenderave nga Bashkia e Tiranës dhe tanimë janë shpallur fituese në një tender me Procedurë të Hapur të Thjeshtuar ku bashkimi i dy kompanive ishte i panevojshëm. Kjo hedh të tjera dyshime për ndarje parash të qytetarëve naivë të Tiranës që shpërndahen në thasë nga Veliaj për tenderin abuziv e absurd të radhës.

Tenderi është shënuar me Flamur të Kuq për Mungesë Konkurrence pasi kompania tjetër që ka marrë pjesë në garë është skualifikuar për një kriter të veçantë në tender. Ky kriter ishte prezantimi i mostrave të bojës ditën e mbajtjes së tenderit.


*Shënim I: Pjesët e nënvizuara në tekst me ngjyrë të kuqe, janë hiperlinke që të drejtojnë në faqe të tjera, informacione shtesë, shpjeguese në lidhje me lajmin*

© 2022 JOQ ALBANIA Të gjitha të drejtat e rezervuara

Ky artikull është ekskluziv i JOQ ALBANIA, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to". Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar JOQ ALBANIA dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit