Një nxënëse i mbijetoi mrekullisht një nate të ftohtë në një stuhi dëbore duke përqafuar një qen endacak për ngrohtësi. Vika Z. u gjet e përqafuar me një qen endacak nën një ballkon të ulët. Ajo u gjet gjysmë milje larg shtëpisë pasi humbi rrugën e saj nga shkolla për në shtëpi. Ishulli Sakhalin, në Rusi është i njohur për dimrat e tij shumë të ftohtë, ku temperaturat bien në -11 gradë Celsius, tha policia. Stuhia çoi në reshje dëbore më shumë se 2 metra të thella, të cilat bllokuan dyert dhe dritaret, duke arritur deri në katin e parë në disa zona. Vajza e vogël u gjet pas më shumë se 18 orëve kërkime pasi ajo ishte zhdukur teksa po kthehej nga shkolla.
Për të mbajtur veten gjallë, ajo ishte përqafuar një qen me gëzof për për të qendruar ngrohtë. Kur u gjet, Vika ishte shtrirë në një dyshek nën një ballkon të ulët ku qentë strehoheshin për t'i shpëtuar stuhive. Olesya Voznyuk, një zyrtare në Komitetin Hetues, tha:
Burimi:themirror Përktheu dhe përshtati:JOQ ALBANIA
Q