JOQ Albania
App Store
SHKARKO
Home
JOQ Albania

Kompania kineze prezanton makinën fluturuese, do dalë në treg në 2024
Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 24/10/2021 16:36

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

HT Aero, një degë e prodhuesit kinez të automjeteve elektrike Xpeng Inc., prezantoi një makinë të re fluturuese që thotë se mund të lëvizë si në rrugë edhe në ajër. Kompania thotë se planifikon që makina e re të dalë në treg në vitin 2024. Makina nuk është e disponueshme në treg për momentin, ndërsa dizajni përfundimtar mund të ndryshojë. Automjeti i HT Aero do të ketë një dizajn të lehtë dhe një rotor që paloset, në mënyrë që t’i lejojë makinës që të lëvizë në në rrugë dhe më pas të fluturojë pasi rotorët të zgjerohen.

HT Aero, një degë e prodhuesit kinez të makinave elektrike Xpeng Inc., lançoi një automjet të ri të aftë për të fluturuar në ajër dhe për të vozitur në rrugë.  Lansimi i modelit të gjeneratës së 6-të të HT Aero ndodhi në Xpeng Tech Day të dielën, 24 tetor 2021.

Automjeti do të ketë një sërë veçorish sigurie duke përfshirë parashutat. Kompania mblodhi 500 milionë dollarë javën e kaluar nga një numër investitorësh të jashtëm, duke përfshirë firma të profilit të lartë të kapitalit sipërmarrës.

Chinese EV Maker XPeng Wants to Make Flying Cars a Reality | Barron's

Sipas kompanisë ka pasur një interes të madh nga prodhuesit e automjeteve dhe kompanitë e reja për makinat fluturuese ose të quajtura ndryshe automjete elektrike vertikale të ngritjes dhe uljes. Megjithatë, ka një sërë sfidash që këto automjete të prodhohen në shkallë të gjerë, duke përfshirë çështjet e rregullimit dhe sigurisë.

Burimi: www.msn.com| Përktheu dhe përshtati: JOQ ALBANIA

XPeng Voyager X2