JOQ Albania
App Store
SHKARKO
Home
JOQ Albania

Mbi 108 milionë euro/ 11 vepra të Picasso-s shiten në një ankand në Las Vegas
Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 24/10/2021 15:26

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Njëmbëdhjetë vepra nga Pablo Picasso, në pronësi të grupit amerikan të hotel-kazinove MGM Resorts, duke përfshirë një portret të muzës franceze Marie-Thérèse Walter, u shitën për 108,87 milion dollarë (93,5 milion €) në një ankand në Las Vegas, i njohur për koleksionin e tij të artit.

"Xhevahiri" i këtij koleksioni, dy ditë para 140 vjetorit të lindjes së piktorit spanjoll, ishte piktura e famshme “Femme au béret rouge-orange”, një nga portretet e fundit të Marie-Thérèse Walter.

Projekti, i vlerësuar midis 20 dhe 30 milionë dollarë, u shit për 40,47 milionë dollarë. Veprat u prezantuan fillimisht nga Picasson në ekspozitën e tij të vitit 1970 në Palais des Papes në Avignon.

Burimi:www.protothema.gr | Përktheu dhe përshtati: JOQ ALBANIA