JOQ Albania
App Store
SHKARKO
Home
JOQ Albania

Pasi u bë për spital për Granitin, Fiti ndryshon mendje: Thjesht të pëlqej, s’dua të kem një lidhje me ty
Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 24/10/2021 11:08

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Pasi modeli i tha se e shihte si motër dhe nuk donte të krijonte një lidhje dashurie me të, Fifi dhe Graniti janë sqaruar mes tyre në lidhje me marrëdhënien brenda shtëpisë së BBV. Ajo e ka vendosur Granitin para një zgjedhjeje të vështirë duke i thënë të vendosë nëse do të qëndrojnë miq apo do të shkëpusin çdo komunikim. Këngëtarja i kërkoi o ashtu një rrëfi të sinqertë për refuzimin e nëj nate më parë dhe deklaratave të pëlqimit më parë.

Graniti iu përgjigj se nuk ishte as koha dhe as vendi për ta bërë një rrëfim të tillë, por i tha se takimi mes Donaldit dhe Borës i kujtoi të shkuarën. “Kuptova që thjesht të pëlqej, nuk dua të kem një lidhje me ty. Nëse do doja të të puthja do ta bëja. Kur të thashë që s’të dua si vëlla, ta thash për arsyen se kam persona të tjerë më të rëndësishëm jashtë që i quaj vëllezër“,- i tha Fifi atij duke ndryshuar mendje për dëshirën për t’u deklaruar.