JOQ Albania
App Store
SHKARKO
Home
JOQ Albania

Shkodra në terr elektrik prej disa orësh! Askush s’reagon, qytetarët blejnë qirinj për të kaluar darkën
Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 23/10/2021 19:39

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Pothuajse i gjithë qyteti i Shkodrës, ka qenë sot pa energji elektrike. Dhjetra qytetarë kanë shkruar pranë redaksisë së JOQ ALBANIA, të cilët bëjnë me dije se prej 20 orësh nuk kanë drita. Ka nga ata qytetarë të cilët kanë vrapuar nëpër dyqane për të marrë qirinj.

Ndërkohë, nuk ka asnjë reagim nga autoritetet. Qytetarët shprehen se për këtë situatë nuk është njoftuar paraprakisht. Kujtojmë se disa ditë më parë, Rama paralajmëroi për krizë energjitike, e cila duket se po fillon nga Shkodra.