JOQ Albania
App Store
SHKARKO
Home
JOQ Albania

I shkruajti të dashurës para se të vriste gruan, piloti grek mohon akuzat nga burgu: Nuk e njoh këtë grua
Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 23/10/2021 16:50

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share
Nëpërmjet avokatit të tij, Babis Anagnostopoulos ka mohuar dëshminë e një gruaje në "Drita në tunel" e cila tregoi se piloti ishte i fiksuar pas saj madje i kishte shkruar për t'u takuar dy javë para se të vriste gruan e tij 20-vjeçare Caroline. Duke folur në një emision, avokati i pilotit Alexander Papaioannidis ka thënë:
Deklarata se klienti im ka qenë në një marrëdhënie me një grua tjetër kur ka qenë i martuar, nuk është përfshirë në dosje . Ne nuk e dimë se kush është personi që e ka deklaruar këtë, por dua të them se kjo është një dëshmi e rremë. Dëshmitari mund t’i drejtohej organit hetimor në çdo kohë, por nuk e bëri këtë.
Mbyti gruan dhe sajoi grabitjen/ Analisti grek: Ai e mori atë që 15 vjeçe,  e konsideronte si pronë - Vizion Plus Madje ai shtoi se sot ka kontaktuar me pilotin që ndodhet në paraburgim në Korydallos dhe i ka thënë se mohon atë që ka pretenduar gruaja.
Kam kontaktuar me klientin tim dhe nuk pranoi të ketë pasur diçka të tillë gjatë martesës së tij , apo të ketë pasur një situatë obsesioni me një grua tjetër. Zonja që e ka thënë le të shkojë të dëshmojë, ne nuk mund të vlerësojmë dëshmitë anonime. Dosja ka qenë e hapur 4-5 muaj, përse u shfaqën tani kur dosja është mbyllur, përse pikërisht tani këto dëshmi.

Athens homicide: Police probe if robbers may have killed Caroline Crouch in  €100k search | World | News - News Chant UK

Burimi:protothema.gr Përktheu dhe përshtati:JOQ ALBANIA