JOQ Albania
App Store
SHKARKO
Home
JOQ Albania

Bllokohet autostrada Lushnjë- Fier, banorët protestojnë kundër vendosjes së barierave metalike
Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 23/10/2021 9:49

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një kaos është krijuar mëngjesin e sotëm në të dy anët e autostradës Lushnjë-Fier, kjo për pasojë sepse banorët kanë dalë në protestë për të kundërshtuar vendosjen e barrierave.

Qindra makina janë në radhë për të kaluar rrugën, ndërkohë që nuk ka munguar as prezenca e policisë për të bërë të mundur lirimin e rrugës.

Shkak i gjithë çfarë po ndodh është se banorët e kundërshtojnë vendosjen e këtyre barierave metalike, ndaj edhe janë mbledhur në protestë si një shenjë revolte duke bllokuar rrugën.