JOQ Albania
App Store
SHKARKO
Home
JOQ Albania

Interi në dorë të sheikëve të Newcastle? Gazetari i njohur: Kam konfirmime për një marrëveshje
Shkruar nga: N Hoxha | Publikuar më: 22/10/2021 21:29

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

A do të jetë ende i interesuar Sheikh Bin Salman për Interin pas blerjes së Newcastle? Kjo është pyetja që po qarkullon shumë që nga ardhja e arabëve në shoqërinë angleze. Por sipas qarqeve ekonomike dhe financiare, fondi Pif, një fond sovran i Arabisë Saudite, nuk do ta kishte braktisur aspak idenë e marrjes së kontrollit të paketës së aksioneve të kompanisë Nerazzurri.

Lajmi gjen konfirmime nga gazetari i njohur i merkatos, Enzo Bucchioni. Ai shprehet se sheiku Bin Selman katreguar interes për Interin dhe se kjo marrëveshje mund të përfundojë para dhjetorit të këtij viti.

Gazetari tha:

Fondi PIF nuk e ka lënë mënjanë aspak idenë për të blerë Interin, përkundrazi, janë futur fuqishëm në garë për zikaltrit. Në këtë moment flitet se palët janë shumë afër një marrëveshje dhe kalimi i plotë i klubit mund të ndodhë edhe përpara dhjetorit. Ka disa studime të specializuara që janë bërë dhe janë parë me një kujdes maksimal të llogaritë e Interit. Shumë persona afër klubit, thonë se është arritur një marrëveshje për një shifër afro 1 miliardë euro. Priten vetëm konfirmime, por nëse këto konfirmime vijnë, atëherë Interi do të bëhet klubi i parë në Itali në pronësi të sheikëve.

Burimi: tuttomercatoweb.com | Përktheu dhe Përshtati: JOQ Albania