JOQ Albania
App Store
SHKARKO
Home
JOQ Albania

Mesazhe dhe foto të nxehta/ Aktorja argjentinase sulmon Icardin: Gënjeshtar, më the se do ndaheshe nga Wanda
Shkruar nga: N Hoxha | Publikuar më: 22/10/2021 18:58

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Ditët e fundit mediat dhe rrjetet sociale po "vlojnë" në lidhje me treshen Wanda-Icardi- China Suarez për shkak se sulmuesi i PSG u lidh për disa ditë me aktoren e njohur argjentinase, gjë që nuk zgjati shumë pasi u rikthye sërish me partneren e tij Wanda Nara. Mirëpo tani Icardi po përballet me sulmet e aktores, e cila me anë të një postimi në rrjetet sociale e quajti Icardin gënjeshtar që i kishte thënë se do të ndahej nga Wanda.

Po ashtu, ditën e sotme revista italiane "Oggi" ka rindërtuar një pjesë të bisedës mes sulmuesit dhe aktores së njohur, të cilët kanë shkëmbyer foto “të nxehta” dhe mesazhe të ndryshme mes tyre. Sipas burimeve është China ajo që bën hapin e parë në drejtim të Mauros dhe e bën këtë menjëherë sapo përfundon një video-telefonatë me Wanda Narën, të cilën e kishte mikeshë të ngushtë.

"Mauro të kam parë dje, shumë bukur"- i ka shkruar ajo. Më pas në çdo foto që sulmuesi argjentinas hidhte me Wandën, ajo i shkruante, nëse ishte i sigurt që ishte vërtetë kaq i dashuruar. Më pas China i ka këkuar Icardit takim "në një cep të botës, ku askush nuk të njeh".