JOQ Albania
App Store
SHKARKO
Home
JOQ Albania

Arsenali mahnitet me vogëlushin/ Nënshkruan me 4-vjeçarin, më i vogli në historinë e futbollit
Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 22/10/2021 18:31

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Arsenali ka treguar se nuk është kurrë herët për të dalluar talentet e ardhshme, pasi vendosi në skuadër një 4-vjeçar të ashtuquajtur “Messi i vogël”. Zayn Ali Salman, ka bërë histori duke u bërë i rekrutuari më i ri ndonjëherë tek Arsenal, pasi u regjistrua për para-Akademinë e skuadrës së Premier League në moshën katër vjeç.

Videot e Salmanit, i cili thotë se skuadra e tij e preferuar është Arsenali, duke treguar aftësitë e tij të jashtëzakonshme në fushë kanë mbledhur mijëra shikime në Instagram, ndërsa të shumtë kanë qenë ata që e kanë krahasuar me Lionel Messin.

Trajneri i tij i vjetër, Austin Schofield tha për mediat e huaja:

Ne e vendosëm atë me fëmijë të moshës së tij, por ai ishte më i mirë se të gjithë atëherë. Ai ishte më i shpejtë dhe mund të shënonte dhe të kalonte shumë më mirë se të tjerët. Unë fola me babanë e tij për t'i sugjeruar të luante dhe ai më tha "pse jo?" Babai i tij beson se Zayn do të jetë në gjendje ta përballojë mirë lëvizjen në një klub të Premier League, pasi ai është “ndryshe” nga fëmijët e tjerë.