Ka përfunduar ndeshja mes Hungarisë dhe Shqipërisë, e vlefshme për Kampionatin Botëror "Katar 2022". Ishte Armando Broja i cili në minutën e 79-të kaloi në avantazh kuqezinjtë "Pushkash Arena". Ndeshja e radhës do të jetë ajo me Poloninë.
Fitorja e sotme e mban Përfaqësuesen tonë në vend të dytë në grup me 15 pikë, në 7 ndeshje të luajtura ku ka humbur 2 dhe ka fituar 5. Anglia udhëheq grupin me 19 pikë pas fitores 5-0 me Andorrën. Në vend të tretë me një pikë më pak se Kombëtaraj jonë, ndodhet Polonia, e cila mposhti San Marinon.