Studimi: Më shumë fëmijë lindin pas fitoreve në ndeshjet sportive

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 22.04.2024, 15:54

Pas fitores së ekipit të preferuar në një ndeshje sportive, priren të lindin shumë më tepër fëmijë.

Shkencëtarët kanë zbuluar se 9 muaj pas një gare të rëndësishme sportive, shpesh ka një bum lindjesh falë “seksit festiv” që lidhet me rritjen e testosteronit që sjell gëzimi i një fitoreje. Ndërsa brohoritni për ekipin tuaj, sipas studiuesve, emocionet që ndjeni si për skuadrën që mbështetni, ashtu edhe për njerëzit rreth jush intensifikohen. Në trup ka ndryshime reale hormonale që i shtyjnë çiftet të kryejnë më shpesh marrëdhënie seksuale.

Një përmbledhje e studimeve të kryera në vitin 2024 krahasoi të gjithë literaturën e fundit shkencore që lidhet me rritjen e lindjeve 9/10 muaj pas garave të mëdha sportive. Studimi shqyrtoi garat kryesore që zhvilloheshin çdo vit në vende të ndryshme në botë, duke i dhënë kështu prestigj të veçantë komunitetit, duke inkurajuar turizmin, ekonominë dhe mbulimin mediatik.

Elementi i parë që ndikon pozitivisht në numrin e lindjeve në një vend të përfshirë në një garë sportive është fitorja. Në Katalonjë, për shembull, 9 muaj pas fitores së Klubit të Futbollit Barcelona gjatë Ligës së Kampionëve të UEFA-s 2009, lindjet u rritën me 16% . Shtypi e quajti këtë ngjarje si "efekti Iniesta", pasi sipas një sondazhi të kryer në 5 spitale në Katalonjë, 9 muaj pas golit të Andreas Iniesta, lindjet u rritën me 45%.

Ndërkohë që pas Kupës së Botës që u mbajt në vitin 2010 në Afrikën e Jugut, ekipi vendas shënoi golin e parë të turneut dhe 9 muaj pas atij goli lindën 1000 fëmijë më shumë në krahasim me një vit më parë. Edhe në Irlandën e Veriut, 9 muaj pas Kampionatit Europian të UEFA-s 2016 të zhvilluar në Francë, për të cilin ekipi vendas u kualifikua për herë të parë, pati një rritje prej 2% të lindjeve.

Studimi gjithashtu tregon se disfata është aq e vështirë për t'u tretur saqë i dekurajon çiftet të kenë fëmijë, veçanërisht nëse skuadra e preferuar është ajo që mundet. Kjo është ajo që ndodhi në disa raste midis 2001 dhe 2015 në Spanjë: sa herë që skuadrat e La Liga-s konsideroheshin humbëse, provincat e skuadrave të përfshira regjistronin një rënie mesatare të lindjeve prej 0.8%.

Por çfarë ndodh në trupin e tifozëve kur ata mbështesin ekipin e tyre të preferuar dhe ky ekip shpallet fitues?

Ajo që kontribuon në lindjen e më shumë fëmijëve 9-10 muaj pas garave të mëdha sportive, apo në uljen e tyre, është prodhimi i një hormoni endokrin, pikërisht testosteronit. Sipas dy studimeve të kryera në vitin 1998 , të cilat testuan përbërjen e pështymës së disa tifozëve të basketbollit dhe futbollit, pas humbjeve dhe fitoreve të ekipit të tyre të preferuar, përqendrimi i testosteronit në pështymën e atyre që dolën fitimtarë ishte shumë më i lartë , krahasuar me atë të pështymës së dikujt që sapo kishte parë ekipin e tij të humbiste. Rrjedhimisht, sipas studiuesve, njerëzit, kur ekipi i tyre fiton ose vendi i tyre gëzon një moment prestigji për organizimin e një turneu me rëndësi globale, e gjejnë veten, falë ndryshimeve hormonale, duke pasur më shumë marrëdhënie seksuale, fenomen që ata e kanë quajtur “festues seksi”.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Heroi i muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Qamuran Hirda
    Qamuran Hirda, shqiptari i Maqedonisë, i cili ka marrë iniciativën që të shkojë në Mekë me biçikletë. Ai do të udhëtojë 4 mijë kilometra me biçikletë dhe i gjithë udhëtimi do zgjasë 2 muaj. Qamurani ka më shumë se 20 ditë që ka nisur këtë udhëtim.
    Qenushi pastërtor
    Qenushi pastërtor në Sarandë, i cili futet në det dhe nxjerr prej aty shishet plastike. Ai u ka dhënë një leksion të mirë gjithë qytetarëve që nuk sillen si të tillë por hedhin mbeturinat në det apo në mjedise të tjera publike.
    16-vjeçarja nga Dibra
    16-vjeçarja nga Dibra, e cila gjithashtu u ka dhënë një leksion të rinjve që të duan punën duke treguar momente nga puna e saj si ‘marangoze’. Ajo shihet teksa është duke punuar në një punishte me rroba pune. 16-vjeçarja është heroinë e vetes së saj, por edhe e atyre që vlersojnë punën dhe përkushtimin ndaj diçkaje që të sjell të mira.
    Qytetarët në Dërmenas
    Qytetarët në Dërmenas të Fierit, të cilët pas një aksidenti vrapuan dhe i dhanë ndihmën e parë një çifti bashkëshortësh. Ata arritën që në kohë të nxirrnin nga makina e përmbysur çiftin që kishin marrë plagë të mëdha. Ndërhyrja e tyre ishte e rëndësishme për jetën e të plagosurve.
    “Kampioni i vogël”
    “Kampioni i vogël” në Kukës, djali i mitur, që nga shishja e tij e ujit i jepte edhe një qënushi në rrugë. I vogli nuk kishte një tas për tia hedhur ujin dhe ia hidhte këlyshit në trotuar, i cili i etur vazhdonte të pinte. Videoja ka marrë shumë komente pozitive.
Haram i muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Hajduti i pasagjerëve
    Hajduti i pasagjerëve në urban, i cili u filmua teksa arratisej nga dritarja, pasi një pasagjer e pikasi që po vidhte. Hajduti ia doli që të largohej nga dritarja, por u kap më pas nga policia. Nuk është hera e parë që ai kryen vjedhje në urbanet e Tiranës.
    Klevisa Ymeri
    Klevisa Ymeri, shqiptarja, e cila aksidentoi për vdekje motër e vëlla në Kroaci. Ajo ishte duke qarkulluar me mjetin e saj luksoz, me një shpejtësi shumë të lartë, mbi 170 km në orë dhe pasi kreu një parakalim të gabuar, përplasi makinën ku po udhëtonin motër e vëlla. Aktualisht ajo është nën arrest në Kroaci.
    Edmond Lajqi
    Edmond Lajqi, është shqiptari i Kosovës, i cili ekzekutoi me armë gruan e tij. Ai kreu vrasjen brenda banesës ku jetonte me bashkëshorten dhe më pas u dorëzua në polici. Bashkëshortja e tij ishte dhunuar shumë herë nga Edmondi, i cili më 16 prill i mori jetën.
    Edin Nevzati
    Edin Nevzati, administrator i grupit Albking në telegram, ku publikoheshin foto dhe video intime të vajzave shqiptare. Grupi që ai administronte ishte kthyer në një vend ku shpërndaheshin materiale pornografike dhe shumë vajza binin pre e shantazheve.
    Valmir “Bosi”
    Valmir “Bosi”, është i riu nga Kosova, i cili u arrestua pak ditë më parë, pasi në një sfidë në Tik-Tok abuzoi me një të mitur. Ai e zhveshi të miturin dhe më pas tentonte ti puthte organin gjenital me forcë.
    Vajza gangstere
    Vajza gangstere me Porche, e cila duke rrezikuar jetën e saj dhe të tjerëve ndaloi në mes të autostradës makinën dhe filloi të konfliktohej me një shofer tjeter. Madje ajo nuk ngurroi t’i nxirrte edhe gishtin e mesit atij. Fatmirësisht nga kjo manovër e vajzës nuk pati të lënduar, por sjellja e saj mori shumë komente negative.
    Jetmir Daci
    Jetmir Daci, shoferi i dehur, i cili përplasi me makinë familjen nga Prrenjasi. Fatkeqësisht nga ky aksident humbi jetën një 23-vjeçare, në lule të rinisë. Shoferi rezultoi se ishte në gjendje të dehur. Ai u arrestua nga policia dhe është në burg.
    Mauricio Sheldija
    Mauricio Sheldija, inspektor i AMP-së në Shkodër, i cili duket se ka abuzuar shumë me detyrën, por jo vetëm. Polici Sheldija ka shfrytëzuar punën dhe njohjet e tij në polici për të dhunuar të moshuarin në lidhje me një pronë të cilën i moshuari në fakt e ka fituar me gjyq. Gjithashtu, ai detyron punonjësit e policisë që të marrin sa më shumë rryshfet nga shoferët në qytetin e Shkodrës.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit