Breshëri po shkatërron të mbjellat, fermerëve iu zerohet prodhimi

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 05.06.2023, 19:27

Moti i paqëndrueshëm i këtyre ditëve ka shkaktuar dëme të mëdha në bujqësi dhe blegtori.

Stuhitë e breshëritë kanë shkatërruar të mbjellat e stinës në disa fshatra të Peqinit. Në fshatin Shezë dhe Gjocaj, fermerët thonë se 20 hektarë me pemë frutore janë dëmtuar plotësisht.

Ata thonë se i gjithë mundi dhe investimi i bërë gjatë gjithë vitit iu është shkatërruar brenda pak minutash

Për mua kjo është zero, se kjo nuk shitet, çfarë do i shesësh, edhe po ta mori tregtari 200 lekë e merr. Për ne ky mall këtu ka ikur. Deri tani me një hektar tokë që kam unë ka vajtur 2 milionë lekë vetëm spërkatja.

Ata kërkojnë ndihmë dhe ndërhyrje nga shteti pasi vetë nuk e dinë çfarë do bëjnë.

Shteti të vërë dorën në zemër të na ndihmojë. Kërkese kemi bërë, kemi shkruar sipërfaqet sa kemi, tani nuk e di se çfarë do bëhet.

Fermerët thonë se dëmi i këtij viti është i madh pasi produktet që i kanë mundësinë e vetme të jetesës, ishin gati për treg.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit