Tregu u inaugurua në prag fushate/ Tregtarët në Lushnjë dalin në protestë: Kushte skandaloze, malli na vidhet

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 05.06.2023, 11:42

Tregtarët e qytetit të Lushnjës kanë dalë sot në protestë para bashkisë. Ata shprehen e bashkia e ka bërë punën shkel e shko në këtë treg dhe kushtet nuk janë aspak të përshtatshme. Një protestuese u shpreh se tregu është i zbuluar dhe si pasojë prodhimet e tyre nuk mund të rezistojnë më shumë se 5 orë në diell, kështu që ata detyrohen t’i hedhin poshtë.

Madje ata tregojnë se iu vidhen produktet dhe po dalin me shumë humbje.

Unë kamë dalë të protestojë se me atë diell që bie atje malli jonë nuk reziston më shumë se 5 orë. Duhet të vendoset çatia lartë, të mos na bjerë dielli në kokë. Gjithashtu, ngaqë dyert janë të hapura na vjedhin mallin natën dhe ne po falimentojmë. Duhet të rregullohet çatia dhe pikë. Edhe oraret janë si mos më keq nuk ka rregulla”, u shpreh një banore.

Ata tregojnë se tregu është ndërtuar para disa muaj dhe në prill u inaugurua nga kryetarja e Bashkisë Lushnjë, Eriselda Sefa.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit