I sulmuan vandalisht makinën, Haxhia: Kam një dyshim, policia erdhi në vendngjarje pas dy orësh

Shkruar nga: Bardh Kodheli | Publikuar më: 05.06.2023, 10:15

Mbrëmjen e djeshme persona ende të paidentifikuar kanë sulmuar vandalist makinën e Alida Haxhisë, ish-anëtare e Këshillit Bashkiak të Shkodrës dhe biznesmene në këtë qytet. Në një komunikim me mediat, Haxhia është shprehur se ka një dyshim në lidhje me agresorët.

Gjithsesi, ajo ka vendosur ta lërë në dorën e policisë. Haxhia theksoi gjithashtu edhe neglizhencën e policisë në lidhje me këtë ngjarje, pasi u shpreh se forcat e rendit kanë mbërritur pas dy orësh. Ajo shton se e kishte lënë makinën në një resort dhe se askush nuk e kishte njoftuar për sulmin ndaj makinës.

“Unë jam qytetare shkodrane, quhem Alida Haxhia. Unë kam një biznes timin privat në Shkodër, operoj dhe në pjesën e politikës shkodrane. Mbrëmë rreth orë 22:00 kam parkuar makinën time me targa të huaja, në ambientet e resortit.

Sot në mëngjes pashë makinën time të masakruar nuk e di nga kush persona, por një dyshim timin personal e kam. Nuk e di se çfarë ka ndodhur, problemi ka qenë gjatë natës, por asnjë person nuk më ka lajmëruar. Policia ka ardhur në vendngjarje pas dy orësh, i kam njoftuar direkt, por ka ardhur pas dy orësh.

Nuk kam absolutisht asnjë konflikt, kam një banesë të vogël në Shëngjin dhe s’kam asnjë problem. Kërkoj që policia të marrë masa, por gatishmëria e policisë së Lezhës, ishte katastrofike, zero përballë kërkesës së qytetarit”, ka treguar ajo.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit