U vra nga vëllai i tij në Itali, flet babai i 20-vjeçarit shqiptar: Ishte aksidentale

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 05.06.2023, 09:29

Ka folur sot për mediat e huaja babai i 20-vjeçarit shqiptar që u qëllua për vdekje nga vëllai i tij në Itali. Enrico Aliaj u qëllua me plumb në kokë nga vëllai i tij 18-vjeçar. Shpend Aliaj, babai i Enrikos thotë se në momentin kur ndodhi ngjarja e rëndë, Enriko ishte në banesë me vëllain e tij dhe një mikun e tyre. Shpendi tregon se ngjarja e 3 qershorit ku 20-vjeçari humbi jetën ishte tërësisht aksidentale,

"Nuk e di saktësisht se çfarë ka ndodhur me djalin tim, mund të them vetëm se djali tjetër po luante me atë armë dhe u qëllua aksidentalisht”, tregon Shpend Aliaj për notizie.virgilio.it

Brenda në shtëpi në atë moment, përveç viktimës dhe vëllait të tij, ndodhej edhe një person i tretë, mik i dy të rinjve, i cili fillimisht ishte larguar por më pas është identifikuar nga karabinierët e Piacenza-s që kanë rastin në dorë. Mbetet ende për t'u sqaruar se cili ishte roli i tij në këtë ngjarje dhe pse u largua nga shtëpia.

Ndërkohë, prokurori i Piacenzës ka urdhëruar një sërë hetimesh të mëtejshme, përfshirë autopsinë e trupit të 20-vjeçarit, ndërsa karabinierët po punojnë për disa dëshmi të miqve dhe fqinjëve, si dhe për origjinën e armës, e cila rezulton të jetë e paligjshme.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit