Vrasja në Përmet për çështje pronësie? Albi s’ishte dakord që shtëpia t’i kalonte motrës

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 04.06.2023, 20:39

Përmeti u trondit mbrëmjen e kaluar pasi një 24-vjeçar mbyti me plastmas nënën e tij.

Ka dyshime se përveç problemeve me depresionin, shkak për ngjarjen e rëndë është bërë edhe pronësia.

Hetuesit kanë dyshime se konflikti përshkallëzoi për shkak se dy prindërit i kaluan pronësinë e banesës së tyre njërës prej vajzave dhe jo djalit 24-vjeçar, Albi Murollari.

Kjo banesë 3 katëshe dyshohet se i ka kaluar në pronësi motrës së 24-vjeçarit pa dijeninë e tij.

Mësohet se i riu e ka kryer aktin e rëndë pasi ka mësuar se prona i pati kaluar motrës se tij.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit