Përplasen dy makina në “Rrugën e Kombit”, plagosen 7 persona

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 03.06.2023, 22:19

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Rrugën e Kombit.

Nga informacionet e deritanishme bëhet e ditur se pranë një karburanti në Rrëshen janë përplasur dy automjete.

Si pasojë e aksidentit kanë mbetur të plagosur në total 7 persona, 5 nga një familje banuese në Shëngjin dhe 2 vajza nga Kosova.

4 prej të plagosurve janë nisur me urgjencë drejt spitalit të Traumës ndërsa 3 të tjerë në Spitalin Rajonal të

Grupi hetimor në vendin e ngjarjes vazhdon veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 20:50, në autostraden “Rruga e Kombit”, në zonën e Rrëshenit, janë përplasur mjeti tip “Audi” me drejtues shtetasin A. M. dhe pasagjerë shtetasja D. M. e tre vajza të mitura ( familje), banuesë në Shëngjin, Lezhë, me mjetin tip “BMW” ku udhëtonin shtetaset B. S. dhe M. S. banuese në Kosovë.

Për pasojë janë lënduar fizikisht të gjithë personat që ndodheshin në mjetet e përfshira në aksident. Janë dërguar në Spitalin Rajonal të Rrëshenit 4 nga të dëmtuarit, ndërsa 3 prej tyre janë transportuar për në Spitalin e Traumes Tiranë, ku paraprakisht ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor në vendin e ngjarjes vazhdon veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit