Bashkia i shembi shtëpinë, 63-vjeçarja në Vlorë nis grevën e urisë: Na kanë lënë në rrugë

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 03.06.2023, 14:10

Një ditë më parë, në Vlorë u shemb një ndërtesë ku banonte prej 40 vitesh, 63-vjeçarja Tatjana Hoxhaj. Kjo e fundit bashkë me të bijën, bën rezistencë ndaj policisë dhe kundërshtuan shembjen e shtëpisë së tyre duke hipur mbi tarracën e ndërtesës dy katëshe që u shemb nga IKMT.

Ndërkohë Tatjana është në grevë urie. Ajo po vazhdon betejën për të kërkuar të drejtën e pronës së saj që u shemb. Hoxhaj ishte pronare e një apartamenti 56 metra katror, dhe është dëmshpërblyer me vendim të këshillit të ministrave, por sipas saj, vlera e 4 milionë e 700 mijë lekeve dëmshpërblim është fyese pasi tani familja e saj po jeton në rrugë.

“Nuk pranojmë shpërblimin e Bashkisë, është tallëse dhe vlerë fyese. Na kanë lënë në rrugë. Ndërsa në këtë hapësirë nuk do ndërtohet asnjë projekt publik, kemi dokumente se këtu do ndërtohet pallat”-tha Tatjana.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit