Familjarët e Martinajt thirrje SPAK: Mos na i sekuestroni, i kemi të ligjshme

Shkruar nga: A Koci | Publikuar më: 03.06.2023, 13:56

Prokuroria e Posaçme ka sekuestruar rreth 34 pasuri të Ervis Martinajt dhe familjarëve të tij, fill pas zhdukjes së bosit të lojrave të fatit. Ndonëse fati i tij është enigmë prej afro një viti, familjarët më shumë po qajnë hallin e parave sesa jetës së Martinajt. Ata kërkojnë heqjen e sekuestros, me pretendimin se pasuritë janë krijuar me burime të ligjshme.

Nën sekuestro janë janë aksione kazinosh, makina luksoze, apartamente dhe sipërfaqe të mëdha tokash. Këto pasuri sipas prokurorëve dhe hetuesëve janë vënë në bazë të aktiviteteve kriminale. Familjarët e Martinjat po luftojnë me çdo mënyrë që pasuritë që ai ka lënë pas të mos preken.

Policia e Shtetit u zotua se shumë shpejt do të kenë lajme për gjurmët e Ervis Martinajt, por deri më tani nuk ka asnjë të dhëna për fatin e tij. Jeton Lami, efektivi që i ruante krahët Martinjat nuk ka hapur gojën përpara hetuesëev, duke zbehur edhe më tepër shancet që bosi i lojrave të fatit të gjendet dhe të arrestohet.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit