“Kriminelët kanë kamera të fshehura në gjethe”, eksperti: Pamjet shkojnë deri në Dubai

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 30.01.2023, 22:59

Prej disa ditësh tanimë, në vendin tonë ka nisur një operacion për heqjen e kamerave të vendosura nga grupet kriminale në rrugët kryesore të qyteteve.

Deri më tani janë hequr mbi 200 kamera sigurie, por numri i tyre pritet të rritet në ditët në vijim. Sipas ekspertit të kriminalistikës Ervin Karamuço, kamerat e çmontuara deri tani nuk janë të vetmet që grupet kriminale zotërojë. Ai thotë se nga burime nga bota e krimit ka mësuar se ka edhe kamera më të sofistikuara të cilat funksionojnë me wireless dhe nuk mund të kapen dot nga policia.

Kriminelët më kanë treguar kamera të sofistikuara që ekzistojnë të fshehura, në gjethet e pemëve, dhe janë me wireless, nuk kapen dot.

Më tej ai tha kamerat e përdorura janë përdorur për të organizuar atentate dhe se materialet e filmuara prej tyre shkojnë edhe në Dubai.

Operacioni që po bëhet po bëhet për individ privat, që kanë një të shkuar kriminale, kanë përdorur jo vetëm për t’u mbrojtur, por edhe për të vëzhguar, ose për të bërë atentate, janë ngritur i kanë thënë e ke këtu, edhe kanë thënë që e kam (ditur se ku është) sepse e kam me kamer, ka një proces të madh zhvillimi, i kanë në celular, dikush e ka në Dubai, dikush e ka në Vlorë, në Durrës. Ia arritëm të kemi një operacion, por është bërë gabim, duhej të ishte i njëkohshëm në gjithë territorin sepse duke fituar kohë ata i kanë çmontuar, duhet t’i gjenin në fshehtësi, kush është serveri, pronari. Ka me mijëra dronë nën përdorimin privat, që i ngrenë, ne kishim rusët që filmonim repartin Renea, është një sfidë për policinë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Heroit të Muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Djali tek Sheshi Skënderbej
    I pari në listë është i riu, që në daljen e tij në sheshin Skënderbej, në fillim të vitit, vendosi që të gëzonte një vajzë të mitur, të pastrehë, që po shijonte vetëm nga jashtë lodrat që ishin vendosur në qendër të Tiranës. Teksa ai e pa, që ajo nuk kishte mundësi ekonomike për të hipur në karusel, e mori dhe bashkë me të shijuan një xhiro.
    Qytetari nga Kavaja
    Kandidati i dytë është djali nga Kavaja që vendosi t’i hapte derën e shtëpisë Gabrielit, të riut që flinte në rrugët e Tiranës, pasi vuante nga probleme të shëndetit mendor. Ai ishte i vetëm, pasi nuk kishte familje dhe qytetari nga Kavaja vendosi që ta strehonte në banesën e tij.
    I riu zemërgjerë
    Kandidati i tretë, është i riu nga Tirana, i cili ndaloi makinën në mes të rrugës, në një kohë me shi dhe zbriti nga automjeti për t’i dhënë një palë këpucë dhe një xhup një të moshuare, që po lypte tek makinat, që kishin mbetur në trafik. Ai u kujdes personalisht që ajo t’i vishte ato që i dhuroi dhe më pas u largua.
    Djali që ndihmoi të moshuarin
    Kandidati i katërt, është një tjetër i ri, i cili po ashtu ndaloi makinën në rrugë për të ndihmuar një të moshuar që i ishte prishur biçikleta. Ai bëri aq sa mundi, që i moshuari të rregullonte biçikletën dhe më pas të largohej drejt banesës së tij.
    Greis dhe Rakel
    Në vendin e pestë kemi motër e vëlla, Greisin dhe Rakelin, dy të vegjëlit, që detyruan nënën e tyre të ndalonte makinën për t'i dhënë disa të holla një djali të mitur që po lypte në rrugë. I mituri kishte në krahë një fëmjë të vogël dhe kjo preku më shumë motër e vëlla. Ata i lëshuan disa të holla bashkëmoshatarit të tyre dhe më pas u larguan me të ëmën.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit