Indeksi i lirisë njerëzore, Shqipëria në vendin e 47-të në listën me 165 shtete

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 30.01.2023, 22:33

Sipas Indeksit të Lirisë së Njerëzve (HFI), për vitin 2022 Shqipëria renditet në vendin e 47-të të listës me 165 shtete.

Edhe pse ka humbur 5 vende nga viti i kaluar, sipas pikëzimit vendi ynë renditet i pari në rajon, si një nga shtetet që mbron dhe krijon hapësirë për të drejtat e individit. Ky indeks paraqet një masë të gjerë të lirisë njerëzore, e kuptuar si mungesë e kufizimeve shtrënguese.

Menjëherë pas Shqipërisë, në vendin e 48-të renditet Maqedonia e Veriut, Greqia në vendin e 57-të, Mali i Zi renditet në vendin e 60-të dhe Serbia në vendin e 69-të.

Ky indeks i tetë vjetor përdor 83 tregues të dallueshëm të lirisë personale dhe ekonomike në fushat e mëposhtme si sundimi i ligjit, siguria, lëvizja, feja, shprehja dhe informacioni, marrëdhëniet, Madhësia e qeverisë, sistemi juridik dhe të drejtat pronësore dhe liria e tregtisë ndërkombëtare .

HFI është indeksi më gjithëpërfshirës i lirisë i krijuar deri më tani për një grup vendesh dhe juridiksionesh me kuptim global që përfaqësojnë 98.1 për qind të popullsisë së botës. Liria e njeriut u përkeqësua rëndë pas pandemisë së koronavirusit. Shumica e fushave të lirisë ranë, duke përfshirë rënie të konsiderueshme në sundimin e ligjit; liria e lëvizjes, shprehjes, organizimit dhe tubimit; dhe lirinë e tregtisë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Heroit të Muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Djali tek Sheshi Skënderbej
    I pari në listë është i riu, që në daljen e tij në sheshin Skënderbej, në fillim të vitit, vendosi që të gëzonte një vajzë të mitur, të pastrehë, që po shijonte vetëm nga jashtë lodrat që ishin vendosur në qendër të Tiranës. Teksa ai e pa, që ajo nuk kishte mundësi ekonomike për të hipur në karusel, e mori dhe bashkë me të shijuan një xhiro.
    Qytetari nga Kavaja
    Kandidati i dytë është djali nga Kavaja që vendosi t’i hapte derën e shtëpisë Gabrielit, të riut që flinte në rrugët e Tiranës, pasi vuante nga probleme të shëndetit mendor. Ai ishte i vetëm, pasi nuk kishte familje dhe qytetari nga Kavaja vendosi që ta strehonte në banesën e tij.
    I riu zemërgjerë
    Kandidati i tretë, është i riu nga Tirana, i cili ndaloi makinën në mes të rrugës, në një kohë me shi dhe zbriti nga automjeti për t’i dhënë një palë këpucë dhe një xhup një të moshuare, që po lypte tek makinat, që kishin mbetur në trafik. Ai u kujdes personalisht që ajo t’i vishte ato që i dhuroi dhe më pas u largua.
    Djali që ndihmoi të moshuarin
    Kandidati i katërt, është një tjetër i ri, i cili po ashtu ndaloi makinën në rrugë për të ndihmuar një të moshuar që i ishte prishur biçikleta. Ai bëri aq sa mundi, që i moshuari të rregullonte biçikletën dhe më pas të largohej drejt banesës së tij.
    Greis dhe Rakel
    Në vendin e pestë kemi motër e vëlla, Greisin dhe Rakelin, dy të vegjëlit, që detyruan nënën e tyre të ndalonte makinën për t'i dhënë disa të holla një djali të mitur që po lypte në rrugë. I mituri kishte në krahë një fëmjë të vogël dhe kjo preku më shumë motër e vëlla. Ata i lëshuan disa të holla bashkëmoshatarit të tyre dhe më pas u larguan me të ëmën.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit