Autoritetet italiane kanë arrestuar Matteo Messina Denaro, një bos i mafies siciliane, i cili ishte në arrati prej 30 vitesh.
60-vjeçari Denaro, i njohur me nofkën ‘Diabolik’ nga një komik italian, është një nga bosët më të fundit të Cosa Nostra-s , i cili erdhi në pushtet pas arrestimit të Bernardo Provenzanos në vitin 2006. Në fakt, pas vdekjes së Provenzanos në 2016 dhe Salvatore Riina në 2017, Denaro u konsiderua gjerësisht si "kapo i të gjithë kapove", ose "Kumbari" d.m.th bosi më i fuqishëm në mafian vendase.
Sipas Messaggero, Denaro u arrestua nga Karabinierët ndërsa ndodhej në një klinikë në Palermo. Hetimi që çoi në arrestimin e tij u drejtua nga prokurori i Palermos Mauricio de Lucia dhe ndihmësprokurori Paolo Guido.
"Sot, më 16 janar, karabinierët arrestuan të arratisurin Matteo Messina Denaro brenda një institucioni shëndetësor në Palermo, ku ai kishte shkuar për trajtime klinike", tha për agjencinë e lajmeve AGI gjenerali i karabinierëve Pasquale Angelosanto.
Kryeministrja italiane Giorgia Meloni ndau në rrjetet sociale lajmin e arrestimit, duke folur për një fitore të madhe të shtetit italian, i cili dëshmoi se nuk po dorëzohet në përpjekjen e tij për të mposhtur mafian.
Ndërsa pas arrestimit të tij qytetarët që ishin mbledhur për të parë operacionin kanë duartrokitur policinë për arrestimin e tij.
VIDEO. People clapping and cheering Carabinieri police in the streets of Palermo after the arrest of Italy's top mafia boss Matteo Messina Denaro after 30 years on the run – @repubblica pic.twitter.com/W6ptsXu7lL
— Antonello Guerrera (@antoguerrera) January 16, 2023
Kush është Denaro?
Messina Denaro dyshohet se është një lider i mafies siciliane, Cosa Nostra.
Ai është dënuar në mungesë me burgim të përjetshëm për rolin e tij në vrasjen e prokurorëve antimafia, Giovanni Falcone dhe Paolo Borcellino në vitin 1992.
Policia njoftoi në shtator 2022 se Messina Denaro ishte ende në gjendje të lëshonte urdhra për operacione mafioze në zonën përreth qytetit perëndimor sicilian të Trapanit, bastioni i tij rajonal, pavarësisht se kishte humbur gjurmët për vite me rradhë.