Gerti Shehu, 31-vjeçari që goditi me grusht Sali Berishën më 6 dhjetor, ka më shumë se dy javë që po qendron në burg. I riu, ndonëse u dokumentua se ishte me probleme shëndetësore dhe se dyshohet ta ketë bërë pavetëdije të plotë sulmin ndaj Berishës, nuk u la në masën e "arrest shtëpie". Këtë masë kërkoi nëna e tij, avokati mbrojtës por edhe vet Shehu, pasi mbajtja në izolim mund të përkeqësonte shëndetin e tij. Këto fakte nuk e bindën Gjykatën për të ndryshuar masën e arrstit me burg për 31-vjeçarit.
Ndërkohë, të enjten e 22 dhjetorit, një 17-vjeçar humbi jetën pas goditjes përplasjes me makinë nga ish-kryebashkiaku i Himarës Vasil Bollano. Gjykata ka vendosur për Bollanon masën e arrest shtëpie. Por çfarë parashikon kodi penal në rast të një akisenti me pasojë vdekje? Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor, kur ka shkaktuar vdekjen e një personi, dënohet me burgim nga dy deri në dhjetë vjet. Por si i shpëtoi burgut ish-kryebashkiaku i Himarës?
Ende pa u tharë gjaku i të miturit, Vasil Bollano nxitoi të shkonte në spital duke shfaqur shqetësime me zemrën. Një rekomandim mjekësor bëri të mundur që Gjykata të pranonte gjëndjen e rënduar shëndetësore të Bollanos duke e shpëtuar atë nga hekurat. Po përse Gjykata nuk mori përsipër kartelën mjekësore të Gerti Shehut që plagosi lehtë një figurë publike?
Qartazi, "ligji në dorën e Maliqit" është i ashpër dhe i rreptë deri më një me shqiptarin e zakonshëm. Pa njohje politike, pa miqësi dhe pa para, fati i shqiptarit të zakonshëm dihet. Kështu që "mirësevini në Shqipëri", kur për një plagosje futesh në burg, ndërsa nëse vret një 17-vjeçar, mund të qendrosh në shtëpi e t'i shmangesh burgut.
FACT CHECK:
Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e
raportoni këtu.
PERSONAZHI I VITIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
Anri Kashiku
Anri Kashiku është heroi, vetëm 18 vjeç, i cili humbi jetën në det, pasi u fut të shpëtonte vëllain dhe shokun e tij. Pasi arriti t’i shpëtonte këta, ai nuk mundi të dilte në breg, duke humbur jetën tragjikisht.
Granit Xhaka
Granit Xhaka ishte kryefjala e Botërorit në Katar, përsa i përket shqiptarëve, pasi futbollisti me origjinë shqiptare, që luan për Zvicrën, mbrojti mirë veten dhe origjinën e tij, në sfidën me Serbinë. Reagimi i tij në atë ndeshje u shpërnda, pothuajse nga të gjithë shqiptarët dhe fitorja e Zvicrës derdhi në rrugët e shumë qyteteteve të Europës mijëra shqiptarë.
Marin Mema
Marin Mema, gazetari patritot, i cili dita-ditës, jo vetëm raporton, por ‘lufton’ për të vërtetën e historisë shqiptare. Gjithashtu, ai është një nga emrat, që ka bërë shumë për të prekurit nga tërmeti.
Elvis Naçi
Elvis Naçi, imami bamirës, i cili çdo vit bën shumë më shumë për shqiptarët, duke i ardhur në ndihmë me fondacionin e tij. Finalizimi i banesave për të prekurit nga tërmeti në Thumanë, është vetëm një nga veprat e mira, por janë me qindra raste, për të cilat ai angazhohet personalisht për t’i ndihmuar.
Luiza Gega
Luiza Gega, atletja shqiptare, e cila krenoi gjithë kombin, duke u bërë kampione e Europës në garat e atletikës për 3 mijë metra. Pas garës ajo mbajti gjatë gjithë kohës flamurin kuqezi, duke i treguar Europës se Shqipëria ka potencial të madh.
Robert Neçaj
Robert Neçaj, roja bregdetare, i cili, pasi shpëtoi motër e vëlla, pati lëndime të rënda për veten. Ai qëndroi disa ditë në spital, për t’u rikuperuar.
Kevin Qoku
Kevin Qoku, 11-vjeçari, i cili sakrifikon fëmijërinë e tij, duke punuar sadopak për të siguruar para për librat e shkollës dhe familjen e tij. Kevin u zgjodh nga shqiptarët Heroi i Muajit Gusht, si heroi i vetvetes dhe familjes duke dhënë shembullin e sakrificës dhe punës së ndershme për të arritur qëllimet në jetë.
Fogerti
Fogerti, heroi i muajit Shtator, është djali që nxorri nga makina të aksidentuarin në zonën e Selitës, në Tiranë. Ai nuk u mendua dy herë për të hequr xhamin e përparmë dhe për të nxjerrë nga automjeti burrin, që kishte marrë goditje në kokë.
Aleks Vishaj
Aleks Vishaj, i riu emigrant, i cili u shpall heroi i muajit Tetor nga shqiptarët. Ai mblodhi më shumë se 300 mijë euro për të shpëtuar jetën e një 20-vjeçari shkodran, i cili ishte aksidentuar, ditë më parë me makinë. Vishaj ka qëndruar 33 orë zgjuar për të arritur këtë shifër nga dhuratat në Tik-Tok.
Rabie Koçi
Rabie Koçi, heroina e muajit Nëntor, zonja që shet misra në zonën e 21 Dhjetorit. Ajo i erdhi në ndihmë menjëherë vajzës, që e provokoi se nuk kishte para për urban. Edhe pse mezi pret që të nxjerrë disa të holla, ajo nuk u mendua dy herë për të ndihmuar, vajzën, që në fakt po priste për gjestin e mirë të zonjës fisnike.
Nënë Fatimeja
Nënë Fatimeja, heroina e muajit Dhjetor, e cila, pas humbjes së vajzës, ia dedikon jetën e saj përkujdesjes për qentë dhe macet e rrugës. Ajo ushqen dhe kujdeset per dhjetra qenë edhe mace. Pavarësisht, terrorit të policisë për t’i larguar nga banesa, ajo ende vazhdon të mbledhë ushqim për qentë dhe macet.