Mister vdekja e dy motrave të reja, trupat e tyre u gjetën në dhomat e gjumit

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 13.08.2022, 00:52

Më 7 qershor, autoritetet australiane trokitën në derën e një apartamenti në Sidnej. Posta ishte grumbulluar jashtë derës dhe qiramarrësit nuk kishin paguar qiranë për më shumë se tre muaj. Brenda, ata gjetën dy gra të vdekura, motra nga Arabia Saudite, trupat e të cilave kishin qëndruar në dhoma gjumi të veçanta, për javë të tëra.

Dy muaj më vonë, pavarësisht hetimeve policia nuk ka asnjë pistë të qartë rreth asaj që ndodhi me Asra Abdullah Alsehli, 24 vjeç dhe Amaal Abdullah Alsehli, 23 vjeç. Sipas policisë në banesë nuk kishte shenja të hyrjes me forcë dhe nuk kishte shenja të dukshme lëndimi, dhe kjo shton dyshimet mbi vdekjen e pazakontë të motrave. Hetuesit janë ende duke pritur që një mjek ligjor të dalë në rezultate të qarta se si vdiqën gratë. Mediat lokale raportuan se rezultatet fillestare të toksikologjisë dhe autopsisë nuk ishin përfundimtare.

Dy motrat u transferuan në Australi nga Arabia Saudite në vitin 2017 dhe kërkuan azil, por autoritetet nuk kanë thënë për çfarë motivi.

Një person i paidentifikuar i tha mediave se kishte parë një burrë të panjohur në hollin e ndërtesës së motrave disa herë para se të vdisnin. Është raportuar gjithashtu se Asra, motra e madhe, mori një urdhër ndalimi kundër një burri të paidentifikuar në vitin 2019.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit