E FUNDIT/ Tenda e kalçetos e zuri sipër, vdes në spital 22-vjeçari nga Saranda

Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 04.07.2022, 21:54

Ka ndërruar jetë në spital, 22-vjeçari i cili u plagos pak më parë në Sarandë, pas rënies së tendës së kalçetos.

Burime për JOQ bëjnë me dije se i riu ka ndërruar jetë sapo ka shkuar në spital. Armando Kazma nuk ia ka dalë dot plagëve që ka marrë.

Kujtojmë se qyeteti i Sarandës u përfshi sot nga një stuhi e madhe.

Sarandë/Informacion shtesë

Në vijim të informacionit paraprak për rrëzimin e tendës së një kalçetoje sportive, ku si pasojë u dëmtua shtetasi A. K., 22 vjeç, ju informojmë se si pasojë e dëmtimeve të marra, ky shtetas ndërroi jetë në spital. Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit