Habit shoferi tek “Rruga e Elbasanit”, futet kundravajtje në rrugën kryesore

Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 03.07.2022, 18:21

Një shofer duket se ka ngatërruar rrugën dhe është futur kundravajtje në "Rrugën e Elbasanit". Siç shihet edhe nga pamjet e mëposhtme, ai e ka kuptuar vonë që ka qenë kundravajtje dhe ka filluar të ecë mbrapsht. Qytetari që ka bërë videon thotë se është habitur kur ka parë makinën përballë dhe se për pak e ka goditur.

Nuk është hera e parë që në Tiranë regjistrohen lëvizje kundravajtje, por në rrugët kryesore është skandaloze.

Qytetari shkruan:

I them këtij shoferi të ketë kujdes herën tjetër se do ia fus përballë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit