Dumani “iu bëri gropën” me dëshmitë e tij, Besian Xhixha: Ai ka lidhje me ministra, prokurorë e deputetë

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 21.05.2022, 20:47

Prej disa ditësh Nuredin Dumani ka tronditur botën e krimit në vendin tonë me dëshmitë e tij dhe zbulimin e emrave të përfshirë në ngjarjet kriminale të ndodhura së fundmi. 13 të arrestuar kanë dalë në gjykatë sot për t’u njohur me akuzat e reja të cilat kanë dalë në pah pas dëshmisë së Dumanit. Njëri prej tyre, Besian Xhixha nuk ka reaguar mirë ndaj akuzave të Dumanit dhe ka treguar se ai nuk po thotë të vërtetën.

Pjesë nga dëshmia e Xhixhës:

Nuredin Dumani ka kryer 12 vrasje. Pas çdo vrasje, na ka thënë se nuk më gjen asgjë, pasi ka lidhje me ministra, deputetë, prokurorë, madje më ka thënë që ka lidhje me prokurorin Altin Dumani. E ka njeriun e vetë dhe ndihej i mbrojtur. Dumani është strehuar më shumë sesa një vit e gjysmë në shtëpinë time dhe e njoh dhëmbë e dhëmballë, madje një dhemb prej floriri e kemi vendosur tek një i afërmi im, nëse doni shkoni e verifikoni. Dumani duhet të flasë për të gjitha krimet që ka kryer, nëse me të vërtetë është i penduar.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit