Përfshihet nga flakët një nga kullat më të larta në Katar

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 21.05.2022, 20:21

Një zjarr i madh është regjistruar mëngjesin e sotëm, në një kullë në Lusail, Katar. Në një postim në Twitter nga Ministria e Brendshme tha se zjarri është vënë nën kontroll dhe shuar ndërkohë që nuk ka viktima.

Mbrojtja Civile shuan zjarrin në një ndërtesë në ndërtim e sipër në zonën e Lusailit pa viktima.

Imazhet dhe videot e tymit të zi që dilte nga Kulla e Gjysmëhënës në Lusail u shpërndanë në mediat sociale mëngjesin e së shtunës. Punëtorët në ndërtesë janë evakuuar menjëherë pas rënies së zjarrit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit