Erion Veliaj ka deklaruar gjatë një takimi me një zyrtare nga Ukraina se do të kontribuojë në rindërtimin e Ukrainës. Nuk dihet në fakt se përse Veliaj duhet të shkojë aq larg në një kohë që Tirana ka një mijë e një halle pa zgjidhur.
Këto halle përfshijë që nga rrugët me gropa e me baltë, që nga trafiku, ndotja, mungesa e parkimeve publike e deri tek autobusët e shërbimit publik që po bëjnë garë me njëri-tjetrin se kush përplaset i pari. Jo vetëm kaq por Tirana ende në vitin 2022 nuk ka akoma ujë të pijshëm 24 orë.
Në këtë kuptim, kur Tirana nuk ofron as shërbimet më thelbësore, është e habitshme se si kryetarit të Bashkisë i shkon mendja të tallet me kryeqytetasit duket deklaruar se do të kontribuojë në rindërtimin e Ukrainës.