Një burrë i bindur se ishte infektuar me Covid mbylli makinën e tij me shirit dhe qëndroi brenda për dhjetë orë pa hapur as dritaren. Banori i Pekinit i bindur se ishte pozitiv me Covid hipi në makinën e tij të bardhë dhe nuk lëvizi deri në orën 22:00, pavarësisht se nuk u testua kurrë për virusin.
Ndërkohë makinën e tij ai e mbuloi me shirita ngjitës që i referohen Covid-it. Por rreth orës 17:00 ai porositi ushqim në KFC, por nuk u largua shumë nga makina për ta marrë. Burri tha:
Pekini, me dhjetëra infeksione ditore nuk është mbyllur zyrtarisht. Më shumë se 300 raste të transmetuara në nivel lokal janë regjistruar që nga 22 prilli. Por të dielën kryeqyteti shtrëngoi rregullat e distancimit shoqëror dhe nisi një raund të ri testimesh masive në rrethin e tij më të populluar dhe më të goditur.
Burimi:dailymail Përktheu dhe përshtati:JOQ ALBANIA