E kemi thënë shpesh që realiteti dhe propaganda janë dy gjera të ndryshme por që bashkëjetojnë me njëra-tjetrën, sidomos në veprimtarinë e kryetarit të Bashkisë Tiranë. Mjafton të përmendim përshembull faktin që në Ditën pa Makina, Veliaj propagandonte sikur i jepte biçikletës ndërkohë që Tirana në realitet atë ditë u përmbyt nga betonieret.
E njëjta gjë duket se ka ndodhur edhe në rastin që do ju paraqesim sot. Kujtojmë si parantezë që Veliaj dy ditë më parë u shtir sikur dha Iftar në Tiranë. Natyrisht nuk munguan as fotot e rastit. Por në fakt rezulton se mbrëmjen e sotme, super-makina Mercedes Benz Maybach në përdorim të tij, është fotografuar nga qytetarët e parkuar gabim pranë Komunës së Parisit. Duket se Veliaj nuk i ndahet kurrë dy standarteve, njërit para kamerave dhe tjetrit pas kamerave.