Dalin pamjet/ Erion Braçe përplas në tokë karrigen e zyrës: Nuk hyra dhe nuk dola si hajdut!

Shkruar nga: N Hoxha | Publikuar më: 20.09.2021, 22:00

Pak ditë pasi deklaroi dorëheqjen, Erion Braçe ka lënë zyrtarisht postin e zv/kryeministrit. Lajmin e bëri të ditur vetë me anë të një postimi në rrjetet sociale, ku ka publikuar edhe pamje nga zyra. “Një përvojë e çuditshme pushteti, karrigeje, e komplikuar”- shkruan ndër të tjera ai. Gjithashtu theksoi se "nuk ka hyrë dhe nuk ka dalë si hajdut" në atë zyrë. Gjithsesi, komentet i përkasin qytetarëve dhe janë pikërisht këta të fundit që vlerësojnë një politikan.

Postimi i plotë:

Te premten qe shkoi puna ime ne #qeveri u mbyll; marredhenia e krijuar nga deshira per ti sherbyer njerezve ne ate nivel mbaroi; Mbase edhe me heret, qyshkur u kufizua ne limitet e rutines qe here me ngjante me dezhurnin ne gjimnaz dhe, heren tjeter me detyrimin per te respektuar nje kod etike me marredhenie brenda. Nje pervoje e cuditshme pushteti, karrigeje, e komplikuar, qe as e doja e as e kerkova-ma kerkuan, as e pranova si te tille e as me pranoi. Por e vlefshme patjeter; Nga jashte nuk do ta kisha njohur kurre deri ne detaje. Madje edhe veten, vene ne prove kush e di sa here nga dallimi mes asaj qe vjen si deshire, strukturohet si mendim, arrin ne veprim dhe tamam ketu behet i pamundur, madje edhe tjetersohet, shoqeruar nga pamundesia per te folur, spjeguar e mbrojtur publikisht-Kodi Etik. Nje gje ja them kujtdo ama: Pata lirine te kondershtoj, te them JO; Kam votuar pro me bindje, kam firmosur po aq i bindur cdo vendim ne favor te se mires publike, ashtu sic kam firmosur formalisht, sipas ligjit per shkak te kryesimit te mbledhjes, shoqeruar me mendimin tim kundershtues ne perputhje me parimet e bindjet e mia; NUK HYRA SI HAJDUT, NUK DOLA SI HAJDUT! Ne 2 vite e gjysem kuptova qe e gjitha eshte ceshtje vullneti, te vjedhesh ose jo, te lejosh te vjedhin ose jo; patjeter ceshtje drejtesie. SOT ESHTE NJE DITE TJETER, E RE AQ SA LEJON PERVOJA E GJATE NE KUVEND TE JETE E TILLE; POR JAM NE HABITATIN TIM AMA! Sot eshte gjithashtu tamam dita qe te falenderoj 5 gra e vajza-zyra ime kaq ishte, Ejanen, Elden, Ilven, Entelen, Klaudian; Kane perballuar gjithcka, nga pergatitjet per mbledhjet e qeverise tek cdo proces ligjor e jo vetem ne administaten publike, sherbimet, integrimin, parandalimin e pastrimit te parase se zeze, zhvillimin territorial dhe kohezionin, objektivat e zhvillimit te qendrueshem, perdorimin e parase publike dhe rregullat e reja te prokurimit publik… Ju jam shume mirenjohes per gjithe sherbimin tuaj politik, civil, profesional, konkret, te drejte e te ndershem! Nderkohe, dua te falenderoj drejtuesit e agjencive te perfshira ne keto procese, Tanin per Fzhsh, Albanen per Dap, Lorinin per Adisa, Reiden per App.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit