Turistët vijojnë festën e shfrenuar me drogë e alkool në plazhet shqiptare: Në Shqipëri çdo gjë është e mundur

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 20.09.2021, 16:35

Pas festës së shfrenuar në plazhin e Vilë-Bashtovës, turistë nga e gjithë bota kanë nisur festën në plazhin e Porto Novos. Më shumë se 150 turistë kanë mbërritur në këtë plazh për të festuar nën ritmet e larta të muzikës dhe alkoolit e drogës pa masë. Mësohet se festa e tyre quhet “Ileghal Techno” dhe ajo ka nisur që prej fillimit të shtatorit e deri më tani të pashqetësuar nga autoritetet në vendin tonë. Për "ReportTv" ata janë shprehur se zgjedhin Shqipërinë për shkak të faktit se janë 'në mes të askundit', ndërsa një tjetër thotë se në "Shqipëri çdo gjë është e mundur".

Jam nga Sardenja e Italisë, këtu është bukur, kam dy ditë këtu, më pëlqen. Shqipëria është vend i bukur. Do ja sugjeroj edhe miqve të mi që ta vizitojnë, edhe njerëzit janë shumë të mirë.
Jam nga Zvicra, kam 3 javë në Shqipëri. Këtu është super, është shumë bukur. Çdo gjë është perfekte, jemi në mes të askundit, të qetë, por edhe qytetin e kemi shumë afër për të shkuar. Më pëlqen me të vërtetë shumë Shqipëria, do ta vizitoj sërish. Në Shqipëri çdo gjë është e mundur.
Unë vij nga Roma, Itali. Më pëlqen me të vërtetë këtu, është shumë këndshëm. Unë udhëtoj shumë, e dua këtë vend. Kam ardhur këtu me miqtë e mi.

Ndërkohë një peshkatar i zonës shprehet se këta turistë nuk janë të zakonshëm si gjithë të tjerët që vijnë normalisht.

Këtu kanë ardhur njerëz normal zakonisht, tani së fundmi kanë ardhur këta, e shikojnë argëtimin ndryshe, me disko, me pije të ndryshme. Ishin tre diskoteka.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit