Thellohet edhe më tepër tragjedia për familjen Gjoka në Velipojë pas shpërthimit të bombolave të gazit. Mësohet se ditën e sotme ka humbur jetën dhe djali i mitur i familjes Enriko Gjoka vetëm 12-vjeç. Para pak ditësh u nda nga jeta dhe nëna e familjes Gjoka, 40-vjeçarja Alketa Gjoka. Ndërsa më herët gjatë verës humbën jetën edhe dy vajzat Klarisa Gjoka 15 vjeç, Danjela Gjoka 19 vjeç,
Kujtojmë se familja Gjoka kishte shkuar në hotelin e tyre për të pastruar, pasi donin që të mirëprisnin turistët. Në mëngjes, kur pronarja do bënte kafe, shpërtheu gjithçka.