Në një deklaratë të fundit televizive, mes një paneli analistësh dhe gazetarësh duke diskutuar temën “PRINDI 1 dhe PRINDI 2”, Isa Myzyraj ka deklaruar se dy gra të komunitetit LGBT me prirje seksuale lezbike, janë bërë me çift binjakësh dhe nuk mund t’i regjistrojnë dot. Gazetari Myzyraj ka deklaruar se kjo ka qenë një nga të drejtat që i është mohuar komuntetit LGBT, i pyetur nga Erion Kristo.
“Dy gra lezbike në Shqipëri janë bërë më binjake muajt e fundit dhe nëna e tyre nuk i regjistron dot ato fëmijë dhe sot e dy muaj janë të pa regjistruar”,-u shpreh ndër të tjera gazetari.