Striptiste në varrim?! Zbulohen traditat më unike të varrosjes së njerëzve nga e gjithë bota

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 19.09.2021, 17:03

Kudo ka mënyra të ndryshme për të varrosur njerëzit e vdekur, por vendet si Kina, Tibeti dhe Koreja e Jugut kanë disa tradita jashtëzakonisht unike. Në Mbretërinë e Bashkuar, njerëzit përcillen për në banesën e fundit me një funeral ose shërbim varrimi ku njerëzit mblidhen për nder të respektit për personin që ka vdekur. Ndërkohë, familjet meksikane mbajnë një funeral që ngjan si festë më tepër pasi mund të zgjasë deri në dy ditë ku njerëit hanë, pinë dhe sjellin dhurata për familjen e të vdekurve.

Shumë njerëz në të gjithë globin mund të zgjedhin që pjesëtari i familjes ose shoku i tyre i vdekur të digjet, duke e hedhur hirin e tyre ose duke e mbajtur në vazo. Por në Korenë e Jugut, disa njerëz e vendosin hirin në rruaza për t'i mbajtur në qafë më pas si një gjerdan. Kjo ide lindi në vitin 200 pasi qeveria e Koresë së Jugut kërkoi heqejn e varrimit për shkak të mungesës së hapësirës në varrezat e vendit.

Në Tibet, njerëzit kanë një mënyrë tjetër varrimi pasi zgjedhin varrimin në 'qiell'. Kjo do të thotë se personi i vdekur lihet në një çati për t'u dekompozuar. Kjo është për të ekspozuar personin 'ndaj elementeve', ose për t'u ngrënë nga kafshët. Thuhet se ky veprim është një "akt i fundit i bujarisë" në mënyrë që personi të mos ketë mëkate. Pasi të ndodhë kjo, mbetjet e trupit mblidhen dhe digjen.

Ndërkohë, në Skandinavi, anijet luajnë një rol jetësor në varrosjet e njerëzve. Duke ndjekur traditat nordike njerëzit janë varrosur në një varkë, por nuk janë vënë mbi ujë. Kjo ndodh sepse, sipas Universitetit të Southampton 'gjatë kohës parahistorike dhe mesjetare në Skandinavi, varka ishte një objekt i domosdoshëm në jetën e përditshme.' Për shkak të kësaj, ajo u pranua si 'një shenjë dhe ndodhi në kulturën shpirtërore si një shfaqje e diçkaje'.

Pastaj është Kina një vend ku funeralet me një pjesëmarrje të lartë shihen si një shenjë respekti për personin që ka vdekur. Në një përpjekje për të inkurajuar njerëzit që të marrin pjesë, familjet punësojnë striptistë për atë ditë. U njoftua disa vjet më parë se Ministria Kineze e Kulturës do të godiste këtë traditë të pazakontë. Ajo krijoi një linjë telefonike të veçantë për anëtarët e publikut që të thërrasin dhe raportojnë në rastet e përdorimit të striptistëve të funeralit, në këmbim të një shpërblimi monetar.

Burimi:unilad Përktheu dhe përshtati:JOQ ALBANIA

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit