Denoncimi: Drejtori i ri i Postës Shqiptare Shpat Kolgega ka hequr punonjësit për të futur njerëzit e vet

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 19.09.2021, 15:51

Posta Shqiptare, ky institucion që prej vitesh merr paratë e shqiptarëve si në shërbim, si nëpërmjet pushtetit qendror dhe i shpërndan ato tek klientët e tij… Çfarë mund të themi për postën e ish-drejtor Laert Durajt që ka mbetur thjesht si një instrument i qeverisë për të katapultuar të besuarit e tij për të zbatuar urdhrat. Shpat Kolgega është emëruar drrjtor i ri pasi Duraj mori mandatin e deputetit. Denoncime të shumta kanë mbërritur në redaksinë e JOQ Albania mbi faktin se si ky drejtor ka pushuar nga puna disa punonjës për të vendosur në pozicionet e tyre njerëzit e tij. Konkretisht, qytetari ka thënë se drejtori në fjalë ka abuzuar me detyrën, pasi ka hequr dhjetëra punonjës, persona të rregullt dhe është justifikuar duke thënë se po bëhen “rifreskime”.

Mesazhi i dërguar pranë redaksisë së JOQ Albania:

Përshëndetje JOQ. Gati 2 muaj me pare ne posten shqiptar (Tirane) Drejtori postes Shpat Kolgega ka levizur nga vendi i punes me dhjetra punonjese nga vedi punes te pa arsyetuara, me demek se behet rifreskime por jo. Ky zotria ka levizur disa punonjese dhe nena te rregullta dhe pa shkelje ne pune por vetem per te futur porosit e njerzve te tije. Dua qe dikush nga organet si KLSH, policia Prokuroria ta hetojne kete Drejtor qe ka abuzuar me detyren. I bej thirrje Kryeministrit te vere dore se ka bere shume padrejtesi. I vetmi qellim ishte qe ky (Shpati Golgega) tu bente nder njerzve te tije. Uroj te merren masa ndaj tije. Nje porosi per shpatin, kur te jesh pa karriken e shtetit do te "respektojm". Ne drejtorin e tiranes jan nje tufe cunakesh te pa afte dhe injorate. Lutemi qe te merren masa per keta tipa qe bejn si te duan me punen e shtetit. Anonim.

Skandalet dhe denoncimet ndaj Postës Shqiptare janë të pafundme, të raportuara nga qytetarët por edhe të faktuara nga raportet e Kontrollit të Lartë të Shtetit (KLSH). Intriga, shkarkime arbitrare, korrupsion në tendera, nepotizëm, vjedhje, klientelizëm…etje, janë disa nga bëmat e institucionit në fjalë. Por degradimi ka arritur pikën ekstreme pikërisht në filialin e Postës së Tiranës pas emërimit si drejtor të Shpati Kolgegës, i njohur për lidhjet e tij me Henri Çilin,si dhe i infiltruar në strukturat e PS-së me qëllim për të kapur poste në Administratën Publike, raporton Pamfleti. As më pak dhe as më shumë. E gjitha çka ka ndodhur është infiltrimi dhe depërtimi i një tufë “çunakësh anonimë” të prodhuar nga UET, në strukturat e PS-së dhe PD-së, me qëllim përgatitjen për të kapur poste publike më pas. Çili ( I cili u arrestua në vitin 2020 pasi merrte prona në kumbim të ndërhyrjeve korruptive për lirimin e vrasësve nga burgu) ia ka dalë të mbijetojë mirë, që kur e shpëtoi “Suden” e tij universitare në vitin 2014. Dhe jo vetëm që shpëtoi, por arriti të ishte një zë i fuqishëm në përmbajtjen e ligjit të ri për Arsimin e Lartë sipas interesave të tij, pasi bindi kryetarin e opozitës që mos ta ankimonte ligjin në Gjykatën Kushtetuese. Ndërkohë Shpati Kolgega është pikërisht një nga të diplomuarit e “Sudes” universitare të Henri Çilit, ku fillimisht “futi duart” në strukturat e PS dhe më pas u punësua në Drejtorinë e Përgjithshme të Doganave. Gjithashtu Kolgega ia ka dalë të bëhet edhe zv. ministër Arsimit, arritje për të cilën Henri Çili i ka dhënë edhe një “çmim karriere”. Në fakt ky ka qenë edhe synimi kryesor i Henri Çilit, që Ministrinë e Arsimit ta kthejë në një zgjatim të “Sudes” së tij universitare. Kolgega u emërua drejtor i Filialit të Postës Tiranë në qershor të vitit të kaluar, ndonëse arsimimi i tij nuk ka lidhje me shërbimin postar, pasi ai është diplomuar te Henri Çili për komunikim dhe tashmë drejton Postën, pozicion i cili duhej të zihej nga një administrator, ekonomist, apo e pakta nga një jurist. Nisur nga kjo, Shpati Kolgega në bashkëpunim me Fatos Hasanajn, ka nisur edhe shkarkimin arbitrar të punonjësve të Postës së Tiranës duke i transferuar, ndryshuar detyrat dhe krijuar kushte diskriminuese dhe të papërshtatshme për të punuar. Pra ky vendim është firmosur nga “zari” i Çilit. Një fakt interesant. Bashkëpunëtori i tij Fatos Hasanaj shkonte me urban në punë kur u emërua në fillim në Postën e Tiranës, por vetëm pak muaj më pas bleu një makinë luksoze, gjë që ngre dhe përforcon dyshimet e forta për dallaveret që bëhen në Postë.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit