Vatrat e zjarrit vijojnë të jenë të ndezura në vendin tonë, kryesisht në jug. E rëndë paraqitet situata në veçanërisht në Fier, ku prej tre ditësh banorët janë të detyruar të thithin tymin që lëshojnë djegiet e mbetjeve në këtë qytet. Ndërkohë tre vatra zjarri janë regjistruar së fundmi në vend, kësaj radhe në kodrat e Vorës në afërsi të kryeqytetit. Ende nuk dihet se sa sipërfaqe është djegur. Zjarrfikëset po punojnë për shuarjen e flakëve.