Një autobus është rrokullisur sot në autostradën A13 midis Staakow dhe Freiwalde, në drejtim të Berlinit, në Gjermani.
Sipas informatave jozyrtare, autobusi ishte nga Serbia.
Nga ky aksident janë lënduar 19 persona derisa 2 shoferë dhe 1 pasagjer kanë pësuar lëndime të rënda, pasi autobusi doli nga rruga dhe në përpjekje për t’u kthyer në rrugë u përmbys. Nuk dihet numri i përgjithshëm i pasagjerëve.
Gazeta gjermane Bild ka njoftuar se “Gjashtë helikopterë shpëtimi, 30 automjete shpëtimi dhe 12 ambulanca janë në shërbim. Përveç kësaj, ka mbërritur një zjarrfikës me 22 automjete. Autostrada është e mbyllur në të dy drejtimet”.